Ofendimet, fyerjet dhe sharjet mes Almës dhe Xhevdetit, kunetërve që po debatojnë me tone të nxehura në “Shihemi në Gjyq” kanë arritur kulmin. Pas çështjes së moralit të Xhevdetit që Alma ngriti gjatë pjesës së parë të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, pjesa vijuese janë pronat në Itali.
Për shkak të gjakrave të nxehur, ndërhyrjeve të shpeshta në fjalitë e njëri-tjetrit, sqarimet e tyre janë të cunguara dhe të paqarta. Në këtë pikë mund të kuptohet vetëm se Xhevdeti ka marrë 35 mijë euro nga Fatosi për të blerë një tokë.
Ajo e akuzon kunatin për vjedhje parash.
Alma: E mori në emër të gruas së vet pa pyetur fare! Bleu tokë 35 mijë euro kambiale në bankën e burrit tim që e vodhi zonja Eni. I tha burri im a mund ta blesh në emër të Almës? Unë në emër të Almës? Çfarë të keqe kishte zotëria? Më shiko në sy!!
Xhevdet: Të gjitha të këqijat i kam parë nga ti!
Alma: Ti ke ardhur në familjen time!
Xhevdet: I ke çarë kokën tim ati!
Alma shkon drejt Xhevdetit, e nxehur, e shpërfytyruar duke vijuar me ofendimet e saj. Ajo arrin e tërbuar në bankën e tij dhe në studio dëgjohet kërcitja e një shuplake.
Alma: Hajdut! Se më ke vjedhur! Më ka vjedhur shtëpinë! Unë nuk gnjej!
Xhevdet: Ajo grua që është qelbësirë…
Alma: E shikon si më ofendon?
Xhevdet: Ajo të ishte grua e mirë nuk linte burrin në burg!
Alma: E more vesh? Të mbajta në shtëpi! Të laja fëmijët!
Xhevdet: Donte të më ndante me gruan!
Alma: E shikon si ma ktheu dorën? Për Zotin që është lart gënjen! Më ka fyer moj zonja Eni!
Eni Çobani: Të lutem! Ky burri ka ardhur në besimin tim! Kaq po të them! Ky burri këtu ka ardhur në besimin tim!