“Në rrogoz me ty do fle!”, Beshirja merr ‘ofertën’ nga kunati: Do t’ju mbaj të dyjave?

Sociale

“Në rrogoz me ty do fle!”, Beshirja merr ‘ofertën’ nga kunati: Do t’ju mbaj të dyjave?

Më: 26 maj 2024 Në ora: 20:55
Foto ilustrim nga vendngjarja

Debati mes kunetërve, Tefikut e Beshires nuk resht aspak në seancën e “Shihemi në Gjyq”. Tefiku i kërkon të largohet nga shtëpia e tij ku ajo jeton prej 10 vitesh pas ndarjes nga burri, Beshirja refuzon. 

Tefiku nuk dëshiron të quhet “burrë me dy gra” dhe as që ajo të flejë në të njëjtën dhomë me të, Beshirja sërish këmbëngul se do të rrijë në shtëpi.

Madje, ajo ka ankesa që ai grindet me motrën e saj.

Beshire: Ore ti s’je për gruan tënde, do bësh për mua! Nuk të vjen zor ore!

Tefik: Jam 80 vjeç burrë unë tani! S’ka më! Kur isha, isha unë!

Beshire: Turp të kesh ore! 80 vjeç plak!

Tefik: Mirë kur isha, po s’do më shikosh ti ku fle unë me gruan time se jemi burra ne…

Beshire: Zor të të vijë që më thua mua ashtu, zor të të vijë!

Tefik: S’do më shikosh mua aty ti!

Beshire: Nuk të iki nga shtëpia!

Tefik: U zura njëherë me gruan time, u hodhe ti, çfarë kishe ti, ajo është gruaja ime!

Beshire: Ashtu je ti, s’të mbyllet ty! Nuk të mbyllet goja!

Tefik: Dëgjo këtu, llafazane e m*tit!

Beshire: Ore s’të mbyllet goja! Sa herë je zënë me motrën time ti?

Tefik: Disa herë.

Beshire: Epo pse para meje? Çfarë jam unë?

Tefik: Ik moj mbushu!

Beshire: Atje do rri!

Tefik: Jo, nuk rri ti!

Beshire: Ja të më shikosh!

Tefik: Pse do flesh atje me mua ti?

Beshire: Atje do fle!

Tefik: Nuk fle dot me mua ti moj!

Beshire: Në rrogoz do fle dhe ti të pëllcasësh!

Gjebrea i shpjegon Beshires se është krejt normale që mes një çifti të ketë edhe keqkuptime,  por ndërkohë afrohet Tefiku. Në një moment, ai i bën kunatës një ‘ofertë’ interesante.

Tefik: Je dakord ti e? T’i mbaj të dyja unë edhe ty, edhe atë?

Beshire: Çfarë the?

Tefik: Do ti do?

Ardit Gjebrea: “Do ti”, thotë?

Beshire: Jo!

Tefik: Do moj?

Beshire: Jo.

Tefik: Epo mirë, meqë ashtu, do ta pranoj pastaj unë! Ik moj, turp të kesh!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat