Sociologia Makfire Ademi thotë se trendit të ri në Kosovë ku shtetasit e huaj po përkujdesen për fëmijët po i paraprijnë familjet e shtresës së lartë.
Ajo thotë se ndikimi i shtetaseve të huaj në socializimin e fëmijëve është diskutabile.
“Kryesisht këtij trendi po i paraprijnë familjet e shtresës së lartë, në shtëpitë e të cilëve kujdestaret e fëmijëve po qëndrojnë 24\7. Se si ndikojnë shtetaset e huaja në mirëqenien dhe socializimin e fëmijëve është diskutabile”, vlerësoi ajo.
Kjo është arsyeja që sipas sociologes prindërve kosovar po ju duket e arsyeshme që fëmija i tyre të edukohet nga një shtetase e huaj.
“Disa prindër po e shohin të arsyeshme ku sipas tyre këto kujdestare janë më të mirat për kujdesin e fëmijëve të tyre, kanë një plan ushqimor ditor më të shëndetshëm, larg fast-food e po ashtu larg ushqimeve tradicionale të vendit tonë”.
Ademi thotë se fëmijët tashmë më shumë po komunikojnë gjuhën angleze se sa në shqip.
“Një indikator i rëndësishëm në procesin e socializimit të fëmijëve padyshim është mësimi i gjuhës amë, por duke ditur që këta fëmijë nën kujdesin e dadove të tyre një periudhë të gjatë, ata po mësojnë dhe po komunikojnë në gjuhën angleze dhe jo në gjuhën shqipe”, përfundoi Ademi.