Sociologia Ademi: Familjet e shtresës së lartë po i paraprijnë trendit të ri për punësimin si dado shtetaset e huaja

Sociale

Sociologia Ademi: Familjet e shtresës së lartë po i paraprijnë trendit të ri për punësimin si dado shtetaset e huaja

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 10:53
Sociologia Makfire Ademi

Sociologia Makfire Ademi thotë se trendit të ri në Kosovë ku shtetasit e huaj po përkujdesen për fëmijët po i paraprijnë familjet e shtresës së lartë.

Ajo thotë se ndikimi i shtetaseve të huaj në socializimin e fëmijëve është diskutabile.

“Kryesisht këtij trendi po i paraprijnë familjet e shtresës së lartë, në shtëpitë e të cilëve kujdestaret e fëmijëve po qëndrojnë 24\7. Se si ndikojnë shtetaset e huaja në mirëqenien dhe socializimin e fëmijëve është diskutabile”, vlerësoi ajo.

Kjo është arsyeja që sipas sociologes prindërve kosovar po ju duket e arsyeshme që fëmija i tyre të edukohet nga një shtetase e huaj.

“Disa prindër po e shohin të arsyeshme ku sipas tyre këto kujdestare janë më të mirat për kujdesin e fëmijëve të tyre, kanë një plan ushqimor ditor më të shëndetshëm, larg fast-food e po ashtu larg ushqimeve tradicionale të vendit tonë”. 

Ademi thotë se fëmijët tashmë më shumë po komunikojnë gjuhën angleze se sa në shqip.

“Një indikator i rëndësishëm në procesin e socializimit të fëmijëve padyshim është mësimi i gjuhës amë, por duke ditur që këta fëmijë nën kujdesin e dadove  të tyre një periudhë të gjatë, ata po mësojnë dhe po komunikojnë në gjuhën angleze dhe jo në gjuhën shqipe”, përfundoi Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat