“Shihemi në shtator”, thonë mësuesit kur mbaron shkolla. Por për ata që kanë një fëmijë me aftësi të kufizuara, ky është fillimi i një makthi, pasi ka pak qendra me shërbime gjithëpërfshirëse. Megjithatë, prindërit nuk dorëzohen dhe shpikin alternativa që nuk kthehen në “geto” për fëmijët e tyre
Kiara është nënë e dy fëmijëve, njërin prej të cilëve e ka me paaftësi të rëndë. Nëse do të pyesësh Kiarën për verën ajo të përgjigjet: “Vera për mua do të thotë shpenzime pa fund, kampe verore 50 euro në ditë nga korriku deri në fillim të shtatorit. Po ashtu edhe dado në shtëpi, kostoja e së cilës nuk është e pakët. E gjitha kjo për të pasur unë dhe bashkëshorti një punë me orar stabël. Rezultati? Verë e kaluar si njerëz të varfër, ndoshta të futur edhe në borxhe. Këtyre u shtohen edhe të gjitha vështirësitë e një fëmije me aftësi të kufizuar për të cilin duhet të tregosh kujdes ‘non- stop’ në shtëpi. Kështu që për mua vera është një makth i vërtetë”.
Ky është një makth i gjatë, 3 mujor, në të cilin fundi i shkollës ‘dëbon’ familjet e këtyre fëmijëve në një lumë vështirësish, të mbetur pa asnjë mbështetje. Dhe kjo nuk është e pakët, pasi vetëm në Itali mund të raportohet për një bilanc prej 338,000 të mitur me probleme.
Por, kjo ndryshon nga rajoni në rajon si dita me natën. Ka edhe vende që garantojnë shoqata dhe shërbime aktive për fëmijët me aftësi të veçanta. Gjithsesi për prindërit sa më shumë që rriten fëmijët e tyre, aq më e vështirë bëhet situata për ta përballuar.
Cila do ishte zgjidhja më e mirë do pyesnit ju?! Sigurisht që ka zgjidhje për t’ja lehtësuar sadopak ngarkesën këtyre prindërve dhe njëra do të ishte që shkollat të mos e mbyllni derën, sot të jenë hap dhe nesër të mbyllen për pushimet e verës. Një fëmijë i spektrit autik, nuk funksionon në varësi të stinës, pranverë, verë, vjeshtë apo dimër, ata kërkojnë kujdes të përhershëm.
Ndërtimi i kampeve verore nga shkollat e tyre, do të ishte idealja për fëmijët dhe prindërit që ndajnë të njëjtat probleme.