Elita 12 vjeçare vuan nga një sëmundje e rëndë, ka nevojë për ndihmën tuaj

Sociale

Elita 12 vjeçare vuan nga një sëmundje e rëndë, ka nevojë për ndihmën tuaj

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 18:27
Elita 12 vjeçare vuan nga një sëmundje e rëndë, ka nevojë për ndihmën tuaj

Elita Totaj, 12 vjeçare po përballet me Sindormën Hemolitike Uremike (HUS), një sëmundje e rëndë që ka prekur veshkat e saj.

Ajo ka nevojë për një trajtim të specializuar në Turqi që përfshin 4 doza të një ilaqi, ku çdo dozë kushton 16,720 euro. Në total, për trajtimin e saj janë të nevojshme 66,880 euro vetëm për ilaçet, ndërsa shpenzimet për qëndrimin dhe kujdesin spitalor arrijnë në 40 mijë euro.

Kjo e çon nevojën totale në 106,880 euro, një shumë që familja nuk mund ta përballojë e vetme. Falë ndihmës së të afërmve dhe miqve, disa shpenzime
fillestare janë mbuluar, por mbetet ende një pjesë e madhe për t’u mbledhur për të siguruar vazhdimin e trajtimit dhe qëndrimin e Elitës në spital.

Çdo ndihmë që mund të ofroni është jetike për të shpëtuar jetën e Elitës. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap më afër për t’i dhënë asaj një shans për shëndet dhe një të ardhme të lumtur. Ju lutemi të dërgoni ndihmën tuaj në llogarinë bankare më poshtë:

Fitim Totaj

IBAN: XK051910005448021148

Emri i Bankes: Bkt (Banka Kombetare Tregtare)

Sëift code: NCBAXKPR

Me mirënjohje të thellë,

Fitim Totaj dhe familja

+383 49 860 984.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat