7 vjeçarja nga Prishtina vuan nga një tumor në tru, familja kërkon ndihmë për trajtimin e saj

Sociale

7 vjeçarja nga Prishtina vuan nga një tumor në tru, familja kërkon ndihmë për trajtimin e saj

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Shtatë vjeçarja Etna Kolgeci, po lufton me një sëmundje të rëndë. 

Mundësitë e kufizuara për trajtim në Kosovë dhe pamundësitë financiare e kanë detyruar familjen që të kërkojë ndihëm financiare të njerëzve të vullnetit të mirë.

Vogëlushja është diagnostifikuar me një diagnozë të vështirë të Neurofibromatozës Tipi 1 (NF1), që ka çuar në zhvillimin e një tumori në tru.

“Kjo gjendje kërkon trajtim të vazhdueshëm dhe të specializuar mjekësor.

 Fatkeqësisht, opsionet e trajtimit në vendin tonë janë të kufizuara. Ju lutemi të gjithëve që keni mundësi për ndihmën tuaj. Kostot e trajtimeve mjekësore, udhëtimeve dhe kujdesit të vazhdueshëm janë të mëdha. Çdo kontribut, sado i vogël, do të bëjë një ndryshim të madh në luftën e Etnës për një fëmijëri të mirë.”, kanë shkruar familjarët në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat