Shtatë vjeçarja Etna Kolgeci, po lufton me një sëmundje të rëndë.
Mundësitë e kufizuara për trajtim në Kosovë dhe pamundësitë financiare e kanë detyruar familjen që të kërkojë ndihëm financiare të njerëzve të vullnetit të mirë.
Vogëlushja është diagnostifikuar me një diagnozë të vështirë të Neurofibromatozës Tipi 1 (NF1), që ka çuar në zhvillimin e një tumori në tru.
“Kjo gjendje kërkon trajtim të vazhdueshëm dhe të specializuar mjekësor.
Fatkeqësisht, opsionet e trajtimit në vendin tonë janë të kufizuara. Ju lutemi të gjithëve që keni mundësi për ndihmën tuaj. Kostot e trajtimeve mjekësore, udhëtimeve dhe kujdesit të vazhdueshëm janë të mëdha. Çdo kontribut, sado i vogël, do të bëjë një ndryshim të madh në luftën e Etnës për një fëmijëri të mirë.”, kanë shkruar familjarët në rrjetet sociale.