Fenomenet e divorcit në Kosovë: Mbi 1500 raste gjatë këtij viti

Sociale

Fenomenet e divorcit në Kosovë: Mbi 1500 raste gjatë këtij viti

Nga: Ismail Muçiqi Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 23:36
Ismail Muçiqi

Shkëputja nga trungu familjar i traditës kombëtare paraqet gjendjen aktuale tӫ shoqërisë nӫ Kosovӫ, me mjaft probleme tӫ cilat kӫrkojnӫ zgjidhje dhe përgjigje sa mӫ tӫ shpejt. Koha po tregon se depërtimi i rrymave mӫ tӫ ndryshme nga rajonet e globalizmit tӫ cilat po përqafohen nga kombet e ndryshme nӫ emӫr tӫ proceseve demokratike pa mӫshirӫ po i godasin vlerat tradicionale, morale, njerӫzore, humane tӫ popullit Shqiptarӫ kudo qe jetojnӫ. Sot gjenerata e re po vepron me mendӫsinӫ e teorive “tӫ civilizimit” duke u larguar pa mӫshirӫshӫm nga trungu familjarӫ, nga prindӫrit dhe paraardhësit tӫ cilӫt dhanӫ shumӫ mund pӫr fëmijët  e tyre. Kӫto botëkuptime nӫ emӫr tӫ lirisӫ dhe demokracisë duke e shkëputur kontunuitetin e gjeneratave po e rrezikojnӫ , mikpritjen, bukdhӫnjen dhe besӫn Shqiptare e cila ishte kulti mӫ i çmueshëm i njӫ populli gjatӫ historisӫ.

Kӫto fenomene tӫ cilat po ndodhin nӫpӫr familjet tona ku tӫ rinjtӫ kanӫ marrӫ fatin nӫ duar pa i pӫrfillur dhe respektuar kӫshillat e prindӫrve dhe dashamireve tӫ farefisit po fejohen e po martohen shpejtӫ dhe po ndahen (divorcohen) brenda javӫs. Vet fakti se gjatӫ njӫ viti kan ndodhur 1500 divorcime nӫ Kosovӫ alarmon gjendjen  nӫ shoqӫri dhe e pasqyron papjekurin totale tӫ njӫ pjese tӫ gjeneratës sӫ re e cila jeton nӫ Kosovӫ e mendon me normat dhe rregullat e perӫndimit (me kulturӫn e rrokut).

Duhet theksuar se qӫ nga pas lufta nӫ trojet tona ndodhӫn lӫvizje tӫ pakontrolluara tӫ popullӫsisӫ nga fshatrat nӫpӫr qytete tӫ ndryshme duke u shpӫrndarӫ edhe familjet gjithandej vendit dhe jashtӫ tij. Shkӫputja e raporteve dhe marrëdhënieve ndӫrmjet familjeve pӫrkatӫsisht nga largimi i rrethit familjar shumӫ shpesh po ndodh qӫ gjenerata e re e cila ӫshtӫ shkëputur nga trungu familjar duke mos njohur njӫri tjetrin ka ndodh qӫ djali dhe vajza kanӫ tentuar tӫ fejohen apo tӫ martohen.

Nuk don koment se kjo gjendje shqetësuese ka ardhur pӫr shkak tӫ mungesӫs tӫ edukatӫs familjare, tӫ nivelit dhe cilësisë sӫ dobӫt nӫpӫr shkollat dhe Sistemin e Arsimit si dhe ndikimit shumӫ dinamik tӫ rrjeteve sociale, tӫ cilat nuk kanӫ fare kontroll. Tranzicioni dhe ndryshimet sistemore qӫ ndodhӫn nӫ shumӫ Shtete tӫ Evropӫs dhe depӫrtuan edhe nӫ Ballkan me vete sollӫn edhe njӫ varg procesesh tӫ cilat nӫ emӫr tӫ demokracisӫ, pӫr interesat e caktuara po veprojnë kohӫ pas kohe edhe nӫ Republikӫn e Kosovӫs duke futur pӫrqarje pӫrmes rrymave fetare tӫ cilat paraqesin rrezik permanent pӫr ndӫrtimin e raporteve ndӫrnjerӫzore dhe ndӫr etnike tӫ qytetarëve sӫ Kosovӫs.

Kӫto procese me plotӫ dukuri negative po e polarizojnë shoqӫrinӫ duke e pӫrqar (ndarӫ) djalin nga baba vllaun nga vllau, duke i keqësuar raportet gjithandej nӫ dӫmӫ tӫ Shtetit. Andaj fenomeni i divorcimit tӫ gjeneratӫs sӫ re pӫrpos qӫ po krijon pakënaqësi dhe probleme familjare, si dhe dӫme financiare drejtpërdrejt po i godet vlerat morale, edukative, humane, njerӫzore, e tradicionale tӫ familjeve Shqiptare.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat