Humbi prindërit brenda dy vitesh, Ingrid kujton sinjalin e së vërtetës: Shoqes i doli padashur…

Sociale

Humbi prindërit brenda dy vitesh, Ingrid kujton sinjalin e së vërtetës: Shoqes i doli padashur…

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Ingrid është pianiste në TKOB, por ndër simfonitë që mund të ketë luajtur, ajo e jetës së saj është më e fuqishmja. Ajo nis të shfletojë partiturën ende të papërfunduar me rrëfimin e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ku akordet e para janë të buta, me rritjen në një familje që i dha shumë dashuri, ngrohtësi e gjithçka mund të dëshirojë një fëmijë.

Më pas, notat e rrëfimit prodhojnë tinguj dhimbjeje teksa tregon humbjen e të  dy prindërve brenda dy viteve dhe përjetimin e të ndierit vetëm. Pak ditë më pas, tregon Ingridi për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, mësoi se jeta që kishte njohur deri në atë moment, fshihte një sekret të madh.

Ingrid: Në kufi të dy vjetëve, nga një vit e gjysmë, i pari më humb jetën babai, pastaj nëna. Kuptohet në luftë me sëmundjet, me moshën, babai… sa po e merrja veten nga humbja e babait, më ndodhi e nënës. Aty realisht kuptova sa jetime mbeta, në sensin kushdo, prindi të lë jetim në çdo moshë, por atë mëngjes që u zgjova pa zërin e mamit, pa shikimin e saj, pa… e kuptueshme nga të gjithë besoj se sa e varfër është bota pa dashurinë e nënës domethënë.

Përtej kësaj, nuk e dija që isha pjesë e një historie më të madhe se kjo. Një sinjal të parë, vetëm dy javë pas humbjes së nënës, diku nga 15-16 nëntori, një shoqe imja ma jep si sinjal të parë, mes lotëve, i doli padashur, pa qëllim të keq.”Të kanë dashur shumë, je fëmijë i birësuar”. Për momentin, kuptohet mosbesimi sepse jo se nuk ishte frazë e dëgjuar ndonjëherë, për arsye se duke qenë fëmijë i vetëm, në periudha…. edhe sot e kësaj dite ekziston gjithmonë ai lloj dyshimi, isha mësuar me atë frazë. Gjithmonë kam qenë shumë e përkëdhelur nga prindërit në sensin e mirë të  fjalës duke e menduar veten si fëmijë dëshire.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat