Një copë bakri që u prodhua në vitin 1794 në Philadelphia dhe që llogaritet si prototip për dollarin amerikan, është shitur në ankandë për 840 mijë dollarë, dukshëm më tepër se që pritej, raporton agjencia AP.
Zëdhënësi i ankandit Heritage, Eric Bradley, ka thënë se oferta fillestare për monedhën e bakrit ishte 312 mijë dollarë kur u fut në ankandë të premten.
Por në momentin e fundit, pas ofertave të shumta, çmimi arriti në 840 mijë dollarë.
Monedha, që më herët ishte në pronë të biznesmenit dhe bashkë-kryetarit të Texas Rangers, Bob Simpson, kishte pritur të shitej për 350 mijë deri 500 mijë dollarë, ka shtuar Bradley.