Dy monedha ari "të rralla", të humbura në periudhën e murtajës ose siç njihet ndryshe Vdekjes së Zezë, janë gjetur nga një kërkues metalesh në Britaninë e Madhe.
Monedhat të cilat i përkasin mbretit Edward III janë 23 karat dhe mendohet se kishin humbur rreth vitit 1344.
Sipas BBC, monedhat e këtij lloji sot vlejnë 12 mijë Paund dhe ata që i zotërojnë janë nga shtresat e larta të shoqërisë.

Ekspertët besojnë se shumë pak persona i përdornin këto monedha sepse kishin vlerë të madhe dhe vlenin sa një ditë pune.