Arkeologët kanë zbuluar një anije të mbytyr rreth 2,200 vite më parë në Mesdhe.
Anija u gjet nën qytetin antik Heracleion, i cili u mbyt në ujë pas tërmeteve gati 1,200 vjet më parë.
Ekspertët kanë vërejtur se anija është 25 metra e gjatë dhe trupi i saj është ndërtuar i tillë që të lundrojë në lumin Nil dhe Delta.
Ata gjithashtu gjetën një velë të madhe dhe prova të tjera që ‘anija u ndërtua në Egjipt’, sipas një deklarate nga Ministria Egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve të postuar në Facebook.
Anija u mbyt ‘si rezultat i shembjes së tempullit dhe blloqeve të mëdha që ranë mbi të gjatë shekullit të dytë para Krishtit, për shkak të një tërmeti shkatërrues, rënia e këtyre blloqeve prej guri kontribuoi në mbajtjen e anijes në kanalin e thellë tani të mbushur me mbetjet nga tempulli.