Ish presidenti i vendit Hashim Thaçi, që tani ndodhet në burg në Hagë, para luftës ishte detyruar t’i ndërprente studimet. Ishte vendosur në Zvicër, ku e kishte kaluar kohën më të madhe si azilant, edhe atje nuk e kishte pasur një jetë të mirë, madje përflitet ende për veprime të paligjshme, që ia kujtonin shpesh në media, shqiptarët që e kishin njohur atje.
Pas luftës u kthye duke u paraqitur si triumfator, u bë kryeministër i asaj që quhej Qeveri e Përkohshme, për disa muaj, deri në shuarjen e të gjitha organizimeve institucionale e politike në janar të vitit 2000.

Ndërkohë themeloi Partinë Demokratike të Kosovës duke u vënë në krye të saj. E gjitha që arriti sa ishte gjallë Ibrahim Rugova, të bëhej deputet, dhe paraprakisht njëri nga tre anëtarët e barabartë shqiptarë në KPA (Këshilli i Përkohshëm Administrativ), që udhëhiqej atë nga kryeadministratori i Kosovës, shefi i UNMIK-ut.
Por, ai ende nuk kishte arritur ta merrte një diplomë universitare, ku i kishin mbetur studimet përgjysmë.
Pas disa vitesh pas luftës, ai nuk kishte arritur ende ta merrte notën kaluese tek historiani i njohur i Mesjetës nga më të mirët e kësaj periudhe, Dr.Muhamet Tërnava.
Pas shumë përpjekjesh Hashim Thaçi i ndihmuar nga njerëz të tij, ia del që ta merr notën kaluese, edhe atë krejtësisht jashtë ambienteve te Universitetit të Prishtinës, që tash quhet “Hasan Prishtina”. Profesori me një gjendje paksa të thyer shpirtërore, pranon, që t’ia vendosë një notë në indeksin, e tij, pa e pyetur fare, në afërsi të Parkut të Qytetit.
Burime të gazetës “Bota sot” kanë dëshmuar se kush, në cilën kohë dhe kur iu dha nota Hashim Thaçit.
Profesor Muhamet Tërnava ka ndërruar jetë në vitin 2017. Ai kishte qenë figurë emblematike e organizimit ilegal të shqiptarëve, pjesëmarrës në demonstratat studentore të vitit 1968.
Hashim Thaçi, nga kolegë të tij të studimeve është akuzuar edhe më parë, se ka falsifikuar, përkatësisht e kishte larë në ujë, njëherë indeksin e UP-së, në mënyrë që të jepte një pasqyrë tjetër të notave, për tu bërë student prorektor në UP.
“Hashim Thaçi nuk i kishte notat e mira, mori certifikaten e notave dhe e futi në ujë të nxehtë, ajo doli e pastër pasi certifikatat në këtë kohë plotësoheshin vetëm me ngjyrë. I shkroi notat e reja krejta 10-she. Me përkrahjen e UP-së të cilin e kishte në dore shoku i tij Fisnik Cukaj, i cili nuk e dinte punën e falsifikimit, u zgjodh Hashimi Prorektor student. Puna shkoi mirë deri në vitin 1993 kur nga fakulteti i Historisë në adresë të Rektorit Statovci arriti një peticion i studentëve të historisë, i cili e informonte Rektorin për falsifikimin. Nga vjeshta e vitit 1991 studentët e profesorët ishin në objekte private pasi ishin përzënë nga objektet e tyre nëpër fakultete me masa të dhunshme të pushtetit serb.Rektori Statovci mori kontakt me referentin e fakultetit të historisë dhe e siguroi certifikatën origjinale, e ftoi Hashimin në takim dhe e shkarkoi menjëherë. Pa diskutim”, shkruan publicisti Agim Vuniqi, duke cituar rrëfimet e dëshmitarëve.