Gjërat e reja që mësuam rreth evolucionit njerëzor gjatë vitit 2021

Speciale

Gjërat e reja që mësuam rreth evolucionit njerëzor gjatë vitit 2021

Më: 8 janar 2022 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

2021-shi, ka qenë një vit përparimi në tejkalimin e efekteve të pandemisë së Covid-19, por edhe në kërkimet mbi evolucionit e njeriut. Ja cilat janë disa nga gjërat e reja që mësuam këtë vit rreth evolucionit të species sonë:

Fosilet e reja të Paranthropus robustus nga Afrika e Jugut, tregojnë mikroevolucionin brenda një specieje të vetme

Evolucioni i njeriut ndodhi vetëm gjatë 5 deri në 8 milionë viteve, një hapësirë ​​kohore shumë më e vogël krahasuar me rreth 200 milionë vjet, që kur dinosaurët dhe gjitarët kishin një paraardhës të përbashkët. Prandaj, ndryshimet evolucionare në shkallë më të vogël brenda një specieje ose prejardhjeje të vetme me kalimin e kohës, të quajturamikroevolucione, janë shpesh të vështira për t’u zbuluar.

Fosilet e një specieje të hershme njerëzore, Paranthropus robustus, gjenden në shumë zona shpellore në Afrikën e Jugut. Kështu dosilet e P.robustus nga shpella Suartkrans, vetëm 32 km perëndim të Johanesburgut, datojnë rreth 1.8 milion vjet më parë, dhe tregojnë një kreshtë të dallueshme sagitale, pra një kreshtë kockore në krye të kafkës, me nofullat e tyre që tregojnë një forcë kafshimi më efikase.

Ndërkohë fosilet e sapo zbuluara të P.robustus nga shpella e Drimolenit, rreth 35 km në veri të Johanesburgut, të përshkruar nga Xhesi Martin nga Universiteti La Trobe dhe kolegët në janar 2021, janë të paktën 200.000 vjet më të vjetër (2.04-1.95 milion vjet të vjetra) dhe kanë një kreshtë sagitale të pozicionuar ndryshe, dhe një forcë kafshimi më pak efikase. Dallimet midis fosileve e gjetura në të dyja vendet, nxjerrin në pah mikroevolucionin brenda kësaj specieje humahoide.

Fosilet e fëmijëve nga Kenia, Franca dhe Afrika e Jugut, na tregojnë se si ndryshuan me kalimin e kohës praktikat e lashta dhe moderne të varrimit të njerëzve

Praktika e varrimit të qëllimshëm të njerëzve, ka nisur të paktën 100.000 vjet më parë.

Në nëntor, Maria Martinon-Torres nga CENIEH (Qendra Kombëtare Kërkimore mbi Evolucionin Njerëzor) në Spanjë, Nikol Boivin dhe Majkëll Petralja nga Instituti Maks Planck për Shkencën e Historisë Njerëzore në Gjermani, dhe kolegë të tjerë njoftuan gjetjen e varrit më të vjetër të njohur njerëzore në Afrikë.

Bëhet fjalë për eshtrat e një fëmijë 2 e gjysmë deri në 3 vjeç nga Panga Saidi në Kenia. Sipas të dhënave shkencore, fëmija i mbiquajtur “Mtoto” që do të thotë “fëmijë” në gjuhën kisualeze, u varros qëllimisht rreth 78.000 vjet më parë. Mënyra se si ishte pozicionuar koka e fëmijës tregon pratikën e vendosjes së ndjerit mbi një objekt që dekompozohet me kalimin e kohës, si për shembull një jastëk.

Në dhjetor, një ekip i udhëhequr nga Universiteti i Kolorados, Zhaime Hoxhkins raportoi gjetjen e varrit më të vjetër të njohur të një foshnjeje njerëzore moderne në Evropë. Ajo ishte varrosur në shpellën Arma Veirana në Itali 10.000 vjet më parë, bashkë me kthetrën e një  shqiponje, 4 varëse të bëra nga guackat, dhe më shumë se 60 rruaza guaska me forma të ndryshme.

Po ashtu ka pasur hipoteza se një specie e tretë, Homo naledi, që dihet se ka jetuar në Afrikën e Jugut midis rreth 335.000 dhe 236.000 vjet më parë, i varroste qëllimisht të vdekurit, dhe pse pa ndonjë kontekst ritual.

Sipas dëshmive gjenetike nga Çekia dhe Bullgaria, evropianët e parë kishin të afërm Neandertalë të kohëve të fundit 

Njerëzit modernë, Homo sapiens, evoluan në Afrikë dhe u përhapën në çdo cep të botës. Por ne nuk e dimë më saktësi se si dhe kur ndodhën migrimet më të hershme njerëzore. Bazuar në të dhënat gjenetike të ADN-së së Neandertalit, ekzistojnë ende sot tek 1.9 përqind e evropianëve.

Mbetjet e disa prej njerëzve më të hershëm në Evropë, u përshkruan këtë vit nga disa ekipe studiuesish. Por ato nuk ishin plotësisht njerëzorë. Të tre Homo sapiens më të hershëm në Evropë, shfaqën dëshmi të ndërthurjes (përzierjes) të Neandertalit në të kaluarën e tyre të fundit gjenealogjike.

Në prill 2021, Kei Pryfer dhe një ekip nga Instituti Maks Planck për Shkencën e Historisë Njerëzore, analizoi një kafkë njeriu të gjtur në Zlati Kun, Çeki, që daton rreth 45.000 vjet më parë. Ajo përmban afërsisht 3.2 për qind të ADN-së së Neandertalit.

Por disa nga rajone që tregojnë përzierjen e Neandertalit, nuk ishin të njëjta me njerëzit modernë, dhe ky individ nuk është drejtpërdrejt stërgjysh i asnjë popullate të njerëzve modernë, gjë që do të thotë se ata i përkisnin një popullsie që nuk ka pasardhës të gjallë.

Një derr me lytha nga Indonezia, një kangur nga Australia, dhe një instrument prej guacke nga Franca, përfaqësojnë forma të ndryshme të artit antik

Aktualisht, arti më i vjetër përfaqësues ose figurativ në botë, është një pikturë në një shpellë që përshkruan figurën e një derri të zbuluar në Leang Tedongnge, Indonezi, që daton të paktën 45.500 vjet më parë. Ndërkohë në shkurt 2021, një ekip i udhëhequr nga Damien Finç nga Universiteti i Melburnit në Australi, kreu analizën e disa pikturave të vjetra shkëmbore të bëra nga aborigjenët australianë, që datojnë rreth 17.000 deri në 13.000 vjet më parë.

Pikturat natyraliste përshkruajnë kafshë dhe disa bimë. Shembulli më i vjetër është piktura e një kanguri rreth 2 mtra e gjatë në tavanin e një strehe shkëmbore, e cila daton rreth 17.300 vjet më parë. Pikërisht në atë kohë, rreth 18.000 vjet më parë, një njeri i lashtë në Francë preu pjesën e sipërme të një guaskë duke e dhëmbëzuar atë, që ajo të përdorej si instrumenti më i vjetër frymor në botë.

Një ekip i udhëhequr nga Kerol Fric dhe Zhill Tostello nga Universiteti i Tuluzës në Francë raportoi në shkurt, se e riekzaminoi këtë guackë, të zbuluar në shpellën Marsulas në vitin 1931, duke përdorur skanimin CT.

Përveç modifikimeve të përshkruara më sipër, ata gjetën pika të kuqe në madhësinë dhe formën e gjurmëve të gishtërinjve në sipërfaqen e brendshme të guaskës, të bëra me pigmentin ngjyrë okër, që është përdorur shpesh për të bërë vepra arti në muret e shpellave.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat