Komisioni i Rithemelimit i PD kallëzon penalisht Brahon

Speciale

Komisioni i Rithemelimit i PD kallëzon penalisht Brahon

Më: 27 janar 2022 Në ora: 19:12
Spartak Braho

Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj ish deputetit socialist Spartak Braho.

Sipas A2 CNN, kërkesë-padinë, deputeti Flamur Noka e kishte marrë me vete në sallën e Kuvendit, ku pas largimit nga seanca plenare e depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Anti-korrupsion.

Braho akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për kryerjen e veprës penale të shpifjes.

Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat