Studimi: Toka është në fillim të shfarosjes së gjashtë masive të specieve

Speciale

Studimi: Toka është në fillim të shfarosjes së gjashtë masive të specieve

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Një studim i ri mbi zhdukjen e specieve, ka zbuluar se Toka po përjeton shfarosjen e gjashtëtë zhdukjes masive. Ndërsa meteorët dhe katastrofat natyrore, kanë luajtur një rol në zhdukjen e jetës në Tokë në të kaluarën, studiuesit në Hauai thonë se kjo e fundit është shkaktuar tërësisht e krijuar nga njeriu.

Një ekip nga Universiteti i Hauait në Manoa dhe Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore në Paris, zbuloi Toka ka humbur deri në 13 për qind të të gjitha specieve të njohura që nga viti 1500. Studimi i tyre zbuloi se 7.5 deri në 13 për qind e 2 milionë organizmave të gjallë të ndryshëm që banonin në planet tonë, tashmë janë zhdukur. 

Në shifra bëhet fjalë për 150.000–260.000 specie në tokë, në det ose në ajër, të cilat nuk ekzistojnë më në vitin 2022. “Rritja drastike e shkallës së zhdukjes së specieve, dhe zvogëlimi i numrit të shumë popullatave të kafshëve dhe bimëve, janë të mirë–dokumentuara. Por disa njerëz po e mohojnë që këto fenomene po çojnë në zhdukje masive”–thotë autori kryesor i studimit Robert Koui, profesor në Qendrën Kërkimore të Bioshkencavetë Paqësorit në Universitetin e Hauait. 

“Ky mohim bazohet në një vlerësim shumë të njëanshëm të krizës, e cila fokusohet tekgjitarët dhe zogjtë, dhe injoron jo–vertebrorët, të cilët sigurisht përbëjnë shumicën e madhe të biodiversitetit. Përfshirja e jo–vertebrorëve, ishte çelësi për të konfirmuar që ne jemi vërtet dëshmitarë të fillimit të Zhdukjes së Gjashtë Masive në historinë e Tokës”-shton Koui.

Studimi vëren se kjo ngjarje po ndikon tek jeta në Tokë me një ritëm të ndryshëm sesa në oqeane. Në tokë, ekipi zbulon se speciet ishullore janë më të rrezikuara nga zhdukja, sesa ato që jetojnë në kontinente më të mëdha. Po ashtu, bimët duken më rezistente ndaj zhdukjes sesa kafshët.

Studiuesit besojnë se mohimi i fakteve, sipas të cilave Toka po përjeton një ngjarje të re tëzhdukjes masive,është një problem po aq i madh sa mohimi i ndryshimeve klimatike dhe mohimi i fakteve shkencore që e mbështetin atë. 

Për më tepër, ekipi pretendon se shumë njerëz do ta pranojnë këtë ngjarje si ecurinë natyrale të evolucionit të planetit, dhe nuk do të përpiqen ta ndryshojnë atë. Por disa të tjerë i shohin njerëzit si një specie tjetër në historinë e Tokës, të cilët kanë pak aftësi për të ndryshuar shëndetin e përgjithshëm të planetit.

Por a është vërtet e vërtetë kjo?. “Njerëzit janë speciet e vetme të afta për të manipuluar biosferën në një shkallë të gjerë. Ne nuk jemi thjesht një specie tjetër që evoluon përballë ndikimeve të jashtme. Përkundrazi, jemi e vetmja specie që kemi bërë zgjedhje të vetëdijshme në lidhje me të ardhmen tonë dhe atë të biodiversitetit të Tokës”– thekson Koui.

Autorët e studimit, vënë në dukje se përpjekjet e ruajtjes së specieve, kanë nisur të kenësukses dhe po shpëtojnë disa kafshë. Mjerisht, këto përpjekje nuk mund të shpëtojnë çdo specie në Tokë, dhe studiuesit besojnë se kjo nuk do ta ndryshojë tendencën e vazhdueshme të një Zhdukjeje të Gjashtë Masive në historinë e planetit tonë.

Pavarësisht përballjes me një betejë të vështirë, studiuesit thonë se është ende e rëndësishme të parandalohet zhdukja për sa më shumë specie të jetë e mundur, dhe të dokumentohet diversiteti i planetit, përpara se ky i fundit të zhduket njëherë e përgjithmonë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat