Në kreshtat e mesit të oqeanit, magma flluskuese del përmes të çarave në fundin e detit për të formuar koren ere. Më poshtë, shkëmbi i mantelit pjesërisht i shkrirë, përhapet në drejtime të kundërta, duke e shtrirë koren e re derisa të formojë një sistem të gjerë luginash të rrethuara nga kreshta kodrash dhe malesh.
Këto peizazhe detare në thellësitë e mëdha, jo shumë ndryshe nga peizazhet që shihen mbi nivelin e detit, janë vendet e fundit ku pritet të shfaqen pjesë të kontinenteve. Megjithatë, në një studim të fundit të botuar në “Science Advances”, studiuesit kanë zbuluar se kjo është vërtetë e mundur.
Shkëmbinjtë e sapo-analizuar nga Kreshtën Indiane Jugperëndimore , e vendosur midis Afrikës dhe Antarktidës, nuk janë vetëm mbetje të një kontinenti. Ato janë aq të vjetra sa të mbështesin hipotezën se shumica e kontinenteve të Tokës u formuan herët, dhe më pas “humbën” ose u fshehën thellë nën koren e oqeanit.
Çuan-Zhu Liu, gjeolog detar në Akademinë Kineze të Shkencave në Pekin, vizitoi në vitin 2017 Institutin Oqeanografik “Woods Hole” në SHBA për të mbledhur mostrat e shkëmbinjve të gërmuar nga kreshta pak kohëmë parë. “Unë nuk do të kisha dyshuar se shkëmbinjtë u përkasin kontinenteve, pasi ato duken si materialet që zakonisht do t’i gjeje në fundin e detit”-thotë ai.
Analiza e Liu tregoi se shkëmbinjtë janë ndoshta deri në 2.7 miliardë vjet të vjetër. Pra do tëkenë ekzistuar me siguri kur u formuan kontinentet e para të Tokës. Megjithatë, është e vështirë të zbulosh se nga cili kontinent antik e kanë origjinën.
Liu thotë se rrymat e konvekcionit në mantelin e Tokës, mund të transportojnë në distanca të mëdha blloqe të mëdha të kores së tokës, të quajtura kraton. Një kraton i veçantë tërhoqi vëmendjen e studiuesit. “Ka prova se është zhvendosur kratoni Kapval në Afrikën e Jugut” – thotë ai.
Kratoni Kapval është korja e lashtë kontinentale më e afërt me Kreshtën Indiane Jugperëndimore. Për të arritur në kreshtë, Liu dhe kolegët e tij mendojnë se shtëllungat e shkëmbinjve të mantelit të nxehtë nën Afrikën e Jugut, egërryenin fundin e kratonit, duke hequr pjesë që më pas u transportuan nga rrymat e konvekcionit deri në kreshtën e oqeanit.
“Nën kontinentin afrikan ka shumë shtëllunga të tilla, pasi atje ndodhej qendra e super–kontinentit Pangea që ngrohte mantelin”- thotë bashkë–autori i studimit Ros Miçël, gjeofizikannë të njëjtën akademi si Liu. Studiuesit kryen simulime kompjuterike, dhe zbuluan se deri në 20 për qind e kratonit Kapval, mund të ishte zhvendosur në këtë mënyrë, dhe të jetë ricikluar në tëçarën e oqeanit çdo 100 milionë vjet.
Ky zbulim, na ofron edhe një pasqyrë të evolucionit të kontinenteve të tjera të Tokës. Tradicionalisht, për shkak se në sipërfaqe ka pak shkëmbinj shumë të vjetër, kontinentet mendohet se janë zgjeruar gradualisht. Por tani ka një shpjegim tjetër:Ndoshta shumë nga kontinentet u formuan herët, dhe u ricikluan sërish në mantel.
“Nëse Toka kishte dikur kontinente voluminoze, me siguri këto ‘kontinente të humbura’ janë të fshehura poshtë kores”- thekson Miçëll. Riciklimi i kontinenteve të humbur nën thellësitë e oqeanit, mund të ketë qenë i mundur falë shtëllungave që ishin edhe më të nxehta gjatë historisë së hershme të Tokës, shton ai.
“Nëse ndodh sot, atëherë do të ketë ndodhur vërtet edhe në atë kohë. Nëse këta shkëmbinj janëpjesë e kontinenteve të humbura, simulimet kompjuterike të studiuesve sugjerojnë se mund të ketë më shumë të tillë në kreshtat në mesin e oqeanit”- përfundon Miçëll. / Discover Magazine