Zbulohet mozaiku mijëravjeçar/ Angli, arkeologët nxjerrin në dritë veprën me ngjyra mahnitëse

Speciale

Zbulohet mozaiku mijëravjeçar/ Angli, arkeologët nxjerrin në dritë veprën me ngjyra mahnitëse

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 12:19
Besohet se i përket shekullit të 3-të ose të 4-t

Një mozaik mijëravjeçar me figura peshqish dhe delfinësh është zbuluar nga arkeologët në Anglinë veriperëndimore.

Besohet se i përket shekullit të 3-të ose të 4-t, u zbulua në qytetin Wroxeter, ndërsa ende shkëlqejnë ngjyrat e bardha, e kuqja, bluja dhe e verdha. Sipas studiuesve, kjo vepër ka të ngjarë t’i përkiste një personi të pasur ndërsa ngritën aludimet se mund të ketë qenë e vendosur në një dhomë ngrënie.

Win Scutt, kurator i lartë i pronave në English Heritage, u shpreh arkeologët nuk mund të jenë plotësisht të sigurt për funksionin e tij, sepse ata kanë vetëm një "një paraqitje të shkurtër" të veprës.

“Kjo nuk ishte diçka e lehtë për t’u zbuluar. Unë mendoj se mozaiku ishte i destinuar të shihej nga njerëzit e tjerë" tha Scutt.

"Gërmimet tona ishin me shpresën për të zbuluar muret e një ndërtese, por ne kurrë nuk menduam se do të gjenim një mozaik të bukur dhe të paprekur, i cili kishte qëndruar i fshehur për mijëra vite," shtoi Scutt në një deklaratë për shtyp nga shoqata bamirëse English Heritage.

Hulumtuesit e Universitetit të Birminghamit shtuan se një mozaik me gjashtë ngjyra, që përmban gurë të importuar nga jashtë zonës lokale, dhe që ka dizajne të tilla nuk është gjetur kurrë më parë në Wroxeter.

Arkeologët shtuan se do të vijojnë gërmimet pasi dyshojnë se nën rrënoja gjenden sende, vepra apo edhe rrënoja ndërtesash të cilat mund të shënojnë fakte të reja në historinë e Anglisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat