Portieri i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, Alban Hoxha ka folur sot për raportin që ka me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, por si gjithmonë, i rezervuar, pasi çifti nuk dëshiron që të ndajë detaje nga jeta personale me publikun.
Teksa ishte i ftuar këtë mëngjes në ‘Wake Up’, Albani tha: “Kjo është një zgjedhje që nuk duam të bëjmë publike, janë gjëra personale. Kështu që nuk kemi çfarë ndajmë me publikun.
Unë u zgjova i pari sot. Stërvitjen e kam herët në mëngjes, kështu që duhet të çohem herët, përveç asaj pjesës që nuk mund të ngrihesh në minutën e fundit dhe të shkosh në stërvitje”.
I pyetur nëse është mashkulli që i përgatit kafen e mëngjesit partneres, portieri tha:
“Jo jo, deri të kafja jo. Unë çohem pi kafen te lagja, nuk bëj zhurmë kur çohem herët, që mos e bezdis”.