Futbolli, hendbolli dhe volejbolli, po rriten me Kombëtare në Kosovë

Sporti

Futbolli, hendbolli dhe volejbolli, po rriten me Kombëtare në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:46
Kombëtarja e Kosovës në futboll

Federata e Futbollit e Kosovës, Federata e Hendbollit dhe ajo e Volejbollit, kanë bërë punë profesionale me Kombëtaret në konkurrencën e femrave dhe gradualisht po rriten në cilësi, në kategoritë e senioreve!

Nga sportet kolektive këto federata janë shembull i punës, organizimit dhe i ndërtimit të kombëtareve!
Futbolli ka një Kombëtare të respektuar, që e treguan veten edhe në kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke e zënë vendin e katërt në grupin A me gjithsej 10 pikë. 

Puna disavjeçare ka dhënë fryte, ngjashëm edhe të Federata e Hendbollit të Kosovës.

Image

Kosova në hendboll

FHK-ja ka kohë që është e përkushtuar në rritjen e nivelit të Kombëtares dhe ia ka arritur me plot sukses, ku sot janë ndër kombëtare më të respektuara. 

Po ashtu edhe FVK ka punuar pareshtur duke gjetur një përbërje mjaft të mirë dhe gradualisht po rriten në nivelin edhe më të mirë. Këto janë federatat kolektive që punuan jashtëzakonisht shumë me Kombëtare dhe po lënë përshtypje të mira në garat ndërkombëtare.

Jo vetëm kaq, po rriten edhe me cilësi edhe në klube, siç bie fjala Mitrovica në futboll është një ekip për t’u admiruar apo në hendboll Istogu që ka befasuar të gjithë në Evropë si me organizim po ashtu edhe me cilësi, sikurse M-Technologie që ka bërë një ekip cilësore së bashku me Dritën në volejboll. Në këto sporte po rritet edhe cilësia, sidomos me Kombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat