Klubi i karatesë Arena nga Peja po shkon drejt një dekade që u themelua, sot feston 7 vjetorin! Kryetrajneri Baki Desku është krenar me sukseset e klubit të tij dhe zotohet se rezultatet në vitin 2021 do të janë edhe më të mira.
“Shtatë vite përkushtim, sakrificë, punë, suksese e krenari.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/09/auto_21607545018.jpg)
Klubi i karatesë Arena Pejë, sot feston 7 vjetorin e themelimit.
Klubi ynë gjatë shtatë viteve shënoi suksese të shkëlqyeshme në gara shtetërore, regjionale dhe turne ndërkombëtarë.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/09/auto_31607545021.jpg)
Nxënësit tanë falë punës profesionale të trajnerëve i sollën klubit dhe qytetit të Pejës shumë medalje dhe tani rangohet në mesin e klubeve më të suksesshme të qytetit të Pejës.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/09/auto_41607545049.jpg)
E falënderoi familjen time, kolegët e punës, kryesinë e klubit,(shokët e mijë të Klubit), prindërit e nxënësve, nxënësit dhe të gjithë ju që më mbështetet dhe përkrahët gjatë 26 viteve si trajnerë, shpresoi që kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tutje, duke ju premtuar që nuk do t`ju zhgënjejë”, ka shkruar instruktori Desku, mjeshtër i shkallës 5-të.