Federata e Karatesë e Kosovës, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Agjensionin për Anti Doping e Kosovës.
FKK-ja se bashku me Agjensionin për Anti Doping do të mbështesin vlerat olimpike dhe integritetin në sport.
Memorandumi u nënshkrua nga koordinatori i Agjensioni për Anti Doping i Kosovës dr. Gëzim Murseli dhe sekretari i përgjithshëm i FKK-së Nazmi Gashi.
Karateja ka synime të mëdha për edicionin e ardhshëm - 2021, sidomos janl të përkushtuar për rezultate ndërkombëtare..