Bodybuilderi i famshëm italian, Alberto Clementi, (49) u gjet i vdekur në rrethana misterioze, në apartamentin e të dashurës së tij në Venecia.
Clementi dyshohet se u sëmur javën e kaluar dhe derisa po shkonte në tualet, nuk u kthye më, raportojnë mediet në Itali.
Vajza shkoi për të parë se çfarë po ndodhte teksa dera ishte e mbyllur dhe asaj iu desh të thërriste zjarrfikësit dhe ambulancën që mbërritën në pak minuta dhe thyen derën.
Clementi kishte mbetur i vdekur në dysheme.
Pas pak, policia mbërriti në apartament dhe sekuestruan disa shishe të substancave dhe menjëherë i dërguan për analiza.
Mediet raportojnë se nuk kishte asnjë gjurmë të dhunshme në trupin e Clementit.
Policia shpejt transferoi trupin në morg dhe urdhëroi një autopsi për të sqaruar shkakun e vdekjes së njeriu të njohur të sportit e që si fillim dyshohet se janë substancat stimuluese.