Eva Murati është një nga moderatoret më simpatike të sportit dhe ndër më të dashurat për publikun, mirëpo ka edhe nga ata që nuk e konceptojnë faktin që një vajzë të flasë mbi futbollin.
Për këtë arsye, shpesh moderatoret e sportit janë cilësuar si vajza që nuk kanë shumë njohuri në këtë fushë dhe që mbahen në televizion vetëm për bukurinë e tyre.
E ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën”, Eva rrëfeu se e ka pasur si qëllim në vetvete që të dalë jashtë kornizave të paragjykimeve dhe duket se ia ka dalë mbanë.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/17/auto_eva-murati-81608199517.jpg)
Ndër të tjera, bukuroshja brune tha se kur ka nisur emisionin sportiv në fillim, kishte frikë, por publiku e mirëpriti.
“Ekziston një lloji paragjykimi shumë i madh në lidhje me vajzat e sportit. Shembujt nuk është se kanë qenë gjithmonë shumë të mirë. Aty vendosej një vajzë bukuroshe përkrah një mashkulli që e mbante gjithë emisionin. Ka raste shumë të ndryshme.
Në botë ka zonja shumë të nderuara që e mbajnë shumë mirë sportin, por gjithmonë ekziston një lloji paragjykimi dhe unë këtë kam pasur qëllim, të paktën për veten time, të dal nga ky lloji paragjykimi dhe publiku e ka mirëpritur.
Kur e nisa drejtimin e ‘Champions League’ pata frikë nga kjo përfshirje jo vetëm për faktin që ishte një fushë e panjohur, por nuk doja të lija një shije tjetër te publiku”, është shprehur Murati.