Taekwondo, kanu dhe pentatloni modern përfshihen në Lojërat Evropiane 2023!
Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) ka njoftuar sot se sportet e taekwondosë, kanusë dhe pentatloni modern, janë të parat të përfshira në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane, të cilat mbahen në Krakovia dhe Malopolska të Polonisë, në vitin 2023.
Taekwondo ishte pjesë edhe e Lojërave Evropiane Baku 2015, por jo edhe në Minsk 2019.
Ekipi Olimpik i Kosovës numëron katër medalje në edicionet e kaluara të Lojërave Evropiane, të gjitha të fituara nga sporti i xhudos, shkruan në faqen e KOK-ut.