Profil ku gërshetohet mjekësia dhe sporti.
Pasioni dhe vullneti thuhet se janë energjia më e mirë që mund të ketë një individ për të shtegtuar drejt sukseseve në fusha të ndryshme, një të tillë e hasim të Jusuf Dobra.
I riu nga Vushtrria, që shumë prej nesh e njohin si një trajner të vyer në sportin e pingpongut, në theks të veçantë me punën që bënë tash e shumë vite me gjeneratat e reja në shkollën e pingpongut “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ku për shume vite i ofroj dhe vazhdon t’i ofron Kosovës reprezentues në grup-mosha të ndryshme.
Paralelisht me pingpongun ai ushtron edhe profesionin e tij human prej doktorit të stomatologjisë, studimet për këtë disiplinë mjekësore i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, si një prej studentëve më të dalluar të gjeneratës.
Se mjekësia dhe sporti kanë të përbashkët pozitive, këtë na e dëshmon profili i Jusuf Dobrës, ai sot ani pse vazhdon të ndjek shkollimin specialistik pranë Qendrës Klinike Universitare Stomatologjike, vazhdon angazhimin e tij vullnetar në shkollën e pingpongut “Hasan Prishtina” me mision masivizimin dhe ngritjen e cilësisë së pingpongut në Kosovë.