Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, konfirmon një lajm të rëndë për botën e sportit, për vdekjen e notarit Klavio Meça, ish reprezentues i Shqipërisë.
“O kampion, o sportist i madh, sa shumë na trishtove sot!!!
O Kampion i parajsës sa i madh ishe!
Nuk kam fjalë ta përshkruaj madhështinë tënde, Kampion pusho i qetë, do mbetesh përjetësisht Kampion Klavio!!!
Miku im Besnik Meca Zoti ju dhashtë forcën juve dhe gjithë familjes!!!”, ka shkruar Haliti në profilin e tij në facebook.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut nga 24-vjeçar nga Fushë Kruja, por sipas informacioneve të para dyshohet për një atak kardiak.