Dikur si xhudist ka qenë më i miri në Kosovë, sot si trajner po dëshmohet gjithnjë e më i mirë.
Është Fatos Tabaku, ish garues i KXh Ippon nga Peja dhe aktualisht trajner i Kombëtares së Kosovës për grup-moshat e reja.
Ai sot i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me Amernisa Reçkoviq.
Tabaku është shembull se si punohet me grup-moshat të reja dhe në anën tjetër është shumë i respektuar në shoqëri.
Ai ka mësuar shumë nga trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, që solli të gjitha trofetë e mundshme në Kosovë.
Tabaku shprehet i lumtur që po përmbyll një viti krahas sukseseve edhe me martesë, duke u lutur që viti 2021 të jetë vit shumë më i mirë dhe të zhduket sa m shpejt virusi korona, që të merr gjallëri jeta në përgjithësi globin.