Plisat kanë vazhduar me ndihmat e tyre në prag të festave të fundvitit.
Pasi dhuruan dhurata në Reçak, “Plisat” i kanë gëzuar edhe disa fëmijë që janë të shtruar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Ja njoftimi i Plisave:
Për të vazhduar me ditën e dytë të aksionit 15 vjetor “Ndihmo edhe Ti”, sot ishim në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. I gëzuam afro 100 fëmijë me 100 pako të dhuratave. Emocionet pothuajse nuk mund t’i kontrollonim. Herë të lumtur që po i shihnim fytyrat e gëzuara te fëmijëve, e herë të mërzitur me gjendjen e tyre me sëmundje të ndryshme.
Morëm shumë falënderime nga gjithë prindërit dhe stafi mjekësor.
Shpresojmë në shërimin e sa më shpejtë të fëmijëve.
Aksioni do të vazhdojë edhe me ditën e tretë.
Prishtinë, 28.12.2020.