Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha në Petrinja.
Një tërmet i fortë me 6.3 shkallë goditi Kroacinë, dhe epiqendra ishte Petrinja. Ndërtesa të shumta u shembën dhe fatkeqësisht, një fëmijë u vra.
Kryeministri Andrej Plenkoviç dhe Zoran Milanoviç shkuan menjëherë në Petrinja dhe shumë sportistë dhe klube kroate dërguan mbështetje për banorët që u përballën me një tragjedi të re në Petrinja, e cila pësoi dëme të mëdha.
“Zot, shpëto Kroacinë. Të dashur qytetarë të Petrinjës, ne jemi me ju me gjithë zemër“- shkroi FC Hajduku nga Spliti në faqen e saj të Instagramit dhe Facebookut.
Ashtu si në tërmetin që goditi Zagrebin, tifozët e Dinamos, BBB (Bad Blue Boys), ishin ndër të parët që iu përgjigjën për ndihmë. Ata ftuan të gjithë anëtarët në një mbledhje dhe pas kësaj do të shkojnë ë Petrinja për të ndihmuar të lënduarit.
“Le të shkojmë të gjithë së bashku!”, thuhet nga BBB.