Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës kanë organizuar edicionin e katërt të konferencës “Sporti dhe Media”.
Shkaku i pandemisë Covid 19, konferenca këtë herë është mbajtur përmes platformës virtuale ‘Zoom’.
Krahas drejtuesve të KOK-ut dhe SHGSK-së, pjesëmarrës ishin edhe drejtues të federatave sportive, gazetarë vendi dhe rajoni.
Në këtë konferencë është biseduar për sfidat e gazetarëve gjatë pandemisë Covid 19, roli i mediave karshi aktiviteteve të organizatave sportive gjatë pandemisë, si dhe çka na pret në të ardhmen.
Besim Hasani, president i KOK-ut, ka thënë se ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë, megjithatë, janë mbajtur disa aktivitete dhe nuk ka munguar bashkëpunimi me gazetarët sportivë.
Edmond Thaçi, kryetar i SHGSK-së, foli për vështirësisë që kanë pasur në vitin 2020, ku disa gazetarë ndërruan jetë nga Covid 19, kurse shumë të tjerë arritën të mbijetojnë duke ruajtur vendet e punës.
Pjesëmarrësit tjerë si Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos të Kosovës.