KOK dhe SHGSK mbajtën online edicionin e katërt të konferencës "Sporti dhe Media", mori pjesë edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.
Konferenca këtë herë u mbajt përmes platformës virtuale 'Zoom', ndërsa të pranishëm krahas drejtuesve të sportit dhe gazetarëve vendorë, ishin edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Naser Ramadani dhe gazetari i mirënjohur nga Maqedonia e Veriut, Faton Zylbehari, njëherit zëdhënës i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Drejtuesve të Sportit iu printe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, ku morën pjesë një numër shumë i vogël.
Drejtori i IKSHPK-së, Ramadani, foli për sfidat me pandeminë dhe bashkëpunimin e mirë që ka pasur me organizatat sportive, duke ndihmuar komunitetin e sportit, ndërsa theksoi se sportistët elitarë do të jenë prioritet për ta marrë vaksinën anti-Covid, sapo ajo të arrijë në vendin tonë.