Ismet Krasniqi - guximtari i vitit, shpalli kandidaturën për president të Komitetit Olimpik të Kosovës

Sporti

Ismet Krasniqi - guximtari i vitit, shpalli kandidaturën për president të Komitetit Olimpik të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 13:02
Ismet Krasniqi - guximtari i vitit, shpalli kandidaturën për president të Komitetit Olimpik të Kosovës

Burrat një herë vendosin dhe i futen betejës! Ismet Krasniqi nuk mendoj dy herë, me 7 nëntor shpalli kandidaturën për president të Komitetit Olimpik të Kosovës.  

Kur të gjithë nëpër kafiteri flasin si gratë e këqija, ky doli si burrat para opinionit sportiv dhe shpalli kandidaturën, ku pritet të mbahet kuvendi zgjedhor në fund të marsit.

Për këtë është edhe guximtari i vitit 2020! Ai në një intervistë për gazetën kombëtare “Bota sot”, foli gjer e gjatë për programin  e tij. Ja cilat janë pesë pikat e tij.   

“Programi im është fuqia e kësaj fushate, dhe do të fokusohem në 5 fusha kryesore:

1. Zhvillim strategjik duke analizuar gjendjen aktuale në mënyrë kuantitative.
2. Plani i aktiviteteve për zhvillimin e brendshëm dhe transparencën te Komitetit Olimpik.

3. Diplomacia ndërkombëtare duke shfrytëzuar sportin si mjete me i fuqishëm diplomatik.
4. Organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare në Kosovë.
5. Krijim i trashëgimisë infrastrukturale dhe njerëzore”, tha mes të tjera Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat