Ish lojtari i Primorcit dhe trajneri i vaterpolos në Akademinë e Katarit, malazezi Sërgjan Barba, vdes në moshën 42 -vjeçare për shkak të Covid 19, njoftoi Federata emalazeze.
Në Universiadën e Bangkokut në vitin 2007, ai fitoi medalje të artë me ekipin kombëtar të Malit të Zi.
"Të befasuar dhe të tronditur jemi nga largimi i parakohshëm i Sërgjanit, i cili është një humbje e madhe për sportin tonë", thuhet nga federata malazeze.
“Ai do të mbahet mend si një lojtar, trajner dhe mik shembullor, fisnikëria dhe entuziazmi i të cilit duhet të shërbejë si shembull për të tjerët.
Ne jemi krenar që ai ishte një pjesë e klubit dhe jetës sonë për vite me radhë, që ai ishte miku dhe bashkëpunëtori ynë, ne do ta kujtojmë atë", thuhet nga klubi Primorc.