LeBron James – arsyeja pse Real Madrid nuk do të transferojë Mbappen

Sporti

LeBron James – arsyeja pse Real Madrid nuk do të transferojë Mbappen

Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:46
Mbappe dhe James

Gjigantët e La Ligas, Real Madrid, kanë qenë të lidhur për një kalim të mundshëm të Mbappes në klubin e tyre që nga vera e 2018.

Në afatet e fundit kalimtare megjithatë ka pasur edhe raportime të ndryshme se Liverpool janë në garë për ta nënshkruar francezin.

Dhe duket se Reds tani janë më afër se Real Madrid për një lëvizje, me gazetën spanjolle AS duke raportuar se James po qëndron si një pengesë mes Los Blancos dhe Mbappe.

James dhe Mbappe përdorën foton e njëri-tjetrit si foto e profilit të tyre në mediat sociale kohët e fundit, që besohet të jetë pjesë e një fushate reklamuese Nike.

Megjithëse ylli i NBA është një aksionar i Liverpoolit dhe marrëdhënia e tij e mirë me Mbappe mund të ndikojë që ai të transferohet në klub

Kontratës e Mbappes me klubin parisien mbaron në verën e vitit 2022, megjithëse PSG mund të kërkojë ta shesë atë këtë verë nëse ai vendos që të mos rinovoj kontratën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat