Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, për gazetën kombëtare “Bota sot”, tregon se a do të ketë kategorizim të federatave në këtë fillim viti.
“Bazuar në Rregulloren e Kategorizimit të Sporteve, KOK si viteve të kaluara do të bëjë kategorizimin, edhe pse këtë vit është shumë më vështirë, ngase atë që e thamë më lartë, federatat janë dëmtuar shumë me anulimin e shumë aktiviteteve sportive vendore e ndërkombëtare gjatë vitit 2020.
Mirëpo Pas vlerësimit që do e bëjë komisioni i vlerësimit të KOK, mund të dilet me konstatime.
Pastaj duhet diskutuar së bashku MKRS e KOK, e ndoshta edhe federatat, për të gjetur zgjidhjen me te mirë të mundshme, zgjedhje kjo e cila nuk do të duhet të jetë jashtë rregulloreve dhe legjislacionit në fuqi.
Mendimi im është se në asnjë rrethanë kategorizimi i sporteve për vitin 2020 nuk duhet të penalizoj federatat, por duhet të ndodh e kundërta, federatat dhe sportet e Kosovës nga ky proces duhet të dalin të pa dëmtuara, më të forta dhe më të mbështetura nga institucionet shtetërore”, tha Haxhijaj.