Një vit pas zbulimit të abuzimit seksual në patinazhin francez! Ish trajneri Gilles Beyer, 64 vjeç, u akuzua për "sulm seksual" dhe "ngacmim seksual" dhe u vu nën mbikëqyrjen gjyqësore.
Ish trajneri pasi kaloi 48 orë në paraburgim policor, ai gjithashtu u vendos nën mbikëqyrjen gjyqësore.
Në shkurt të vitit të kaluar, zyra e prokurorit francez hapi hetimet kundër ish-trajnerit të patinazhit artistik Gilles Beyer për përdhunim dhe sulm seksual ndaj të miturave.

Hetimi filloi pasi ish-kampionia e shumëfishtë franceze Sarah Abitbol publikoi një libër duke pretenduar se Beyer e kishte përdhunuar atë disa herë nga viti 1990 deri në vitin 1992 kur ajo ishte një adoleshente.
Beyer pranoi se kishte marrëdhënie "intime" dhe "të papërshtatshme" me Abitbol pas së cilës ai u pushua nga puna në klubin Les Francais Volants, ku ai mbajti një nga pozicionet drejtuese.
Beyer, i cili u padit nga pesë patinatorë të tjerë, u arrestua të mërkurën dhe u soll para gjykatës të premten, i cili e akuzoi atë për "sulm seksual nga një person kompetent dhe ngacmim seksual të personave në pushtet" dhe më pas e vendosi atë nën kontrollin gjyqësor, raportojnë disa media franceze.