Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, ditën e sotme ka zhvilluar një asamble me dyer të mbyllura, në fshehtësi.
Në një hotel në Tiranë, KOKSH është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me kreun e ri që do të drejtojë këtë institucion, diçka në kundërshtim me të gjitha aktet normative në kohë pandemie, pasi qeveria nuk i lejon grumbullimet.
Përsa i përket rendit të ditës, ishin 4 pika:
1. Vendim mbi shkarkimin e Presidentit aktual të KOKSH, Viron Bezhani.
2. Miratimin e ndryshimeve statutore sipas draft-Statutit të hartuar nga Komiteti Teknik
3. Zgjedhja e Anëtarëve të Komisionit të Verifikimeve dhe Etikës
4. Paracaktimi i datës së Zgjedhjeve të organeve drejtuese të KOKSH
Kjo mbledhje vjen në një moment kur institucioni ka mbetur pa president dhe së fundmi është përmendur emri i Fidel Yllit për t’u emëruar në krye të tij. Megjithatë mbledhja e sotme nuk pritet të vendosë presidentin e KOKSH-it, pasi më herët duhet mbledhur Asambleja Statutore dhe më pas ajo Zgjedhore.
Asambletë ishin planifikuar për t’u zhvilluar muajin e kaluar, por ishin vendimet e qeverisë për të mos lejuar organizime të tilla, që detyruan të shtyhet për një periudhë më të qetë, kur situate të ketë ndryshuar.