Vëllezërit Agron dhe Driton Kukaj, më shumë se tre dekada e gjysmë me xhudon, me suksese dhe që po e bëjnë krenar një komb shqiptar!
Aty ku është tradita është edhe suksesi! Selektori Driton Kuka së bashku me presidentin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, po e çmendin tërë botën me rezultate kulmore.
Xhudistja e famshme Majlinda Kelmendi kampione olimpike në vitin 2016, pa llogaritur edhe tituj tjerë të saj, si kampione e botës, e Evropës, pastaj Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka etj. Kush ishin vëllezërit Kukaj në vitin 1984?

Shkrimi në sportin e Rilindjes, me 10 dhjetor të vitit 1984
Një detaj interesant, me 8-9 dhjetor të vitit 1984, në Lubjanë të Sllovenisë, kampionë të turneut.
Ja çfarë shkruante në shtojcën e sportit të “Rilindjes” pikërisht me 10 dhjetor të vitit 1984:
“Vëllezërit Kukaj zunë vendet e para. Driton Kuka u shpall garuesi më i mirë. Në turneun ndërkombëtar tradicional të xhudos që u mbajt pardje dhe dje në Lubjanë, vëllezërit Driton (12 vjeç) dhe Agron Kuka (14), anëtar të klubit Partizan të Pejës, zunë vendet e para dhe fituan medalje të arta më kategorinë e tyre. I pari në atë 38 kg deri 40 kilogramë, ndërsa i dyti në kategorinë 60 deri 64 kilogramë.
Njëherit Dritoni u shpall edhe garuesi më i mirë në vend i këtij turneu të rëndësishëm, ndërkombëtar, në të cilën konkurrenca ishte mjaft e madhe. Gjithashtu klubi Partizan i Pejës zuri vendin e parë dhe fitoi Kupën e turneut. Që të dy vëllezërit edhe para një muaj zunë vendet e para dhe morëm medalje të arta në Kupën e Zagrebit”.