Në botën sportive kemi raste shumë të rralla, që dy motra ndajnë drejtësi në nivelet me të larta ndërkombëtare, e veçanta është në konkurrencën e meshkujve.
Motrat binjake Bonaventura do të gjykojnë ndeshjen e sotme mes Maqedonisë së Veriut dhe Egjiptit. Ato kanë lindur me 2 gusht të vitit 1980 në Marseille dhe sot janë 40 vjeçe.
Motrat Charlotte dhe Julie Bonaventura sonte në orën 18.00 ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Kampionatit Botëror (meshkuj) që po mbahet në Egjipt.
Gjyqtaret francezë janë konsideruar më të mirat në garën e femrave për shumë vite dhe së fundmi atyre iu dha mundësi për të gjykuar në garat e mëdha të meshkujve.
“Kjo do të jetë hera e parë në historinë e ekipit tonë për meshkuj që femrat u japin drejtësi ‘verdhekuqve’”, shkruan media maqedone “Ekipa".