Ish karateisti i mirënjohur, Fehmi Mahalla, po jeton një jetë të qetë në shtetin zviceran!
Djaloshi nga Ferizaj me nënshtetësi zvicerane, në vitin 2005, u bë kampion i Evropës në Tenerife të Spanjës!
Ai pas Afrim Latifit, bëhet shqiptari i dytë që ngritët në piedestalin evropian!

Në Vitin 2005, Le Matin
Mahalla apo ish reprezentuesi i Zvicrës, në kohën e tij, e dridhi botën. Ai ka qenë karateist i përkryer dhe i frikshëm për kundërshtarët, duke fituar rreth 100 medalje në garat e ndryshme të mëdha ndërkombëtare.
Mahalla ka thyer rekorde edhe në shtetin zviceran. Për tetë vite radhazi (2000-2007) ishte 13 herë kampion i Zvicrës, 7 herë në kategorinë absolute dhe gjashtë herë në kategorinë e rëndë.

Një kohë ka qenë edhe selektor i Kombëtares së Kosovës, shembull për të gjithë, për disiplinë dhe punë, gjithsesi profesionalizëm. Dorëheqja e tij nga Kombëtarja e Kosovës, la një zbrazëti të madhe dhe të pariparueshme!
Mahalla është i veçantë edhe në jetë private, personalitet i qetë dhe i dashur për të gjithë. I papërsëritshmi në arenën luftarake, i mungon karatesë së Kosovës!