Federata e Karatesë së Kosovës, me presidentin Ismet Krasniqi, të shtunën e fundjavës (me 23 janar) do të nderojë me çmim të veçantë ish karateistin me famë botërore Enver Idrizi.
Ish karateisti ka pasur një karrierë të bujshme dhe emri i tij kudo ka bërë jehonë në vitet e 90-ta.
“Federata e Karatesë e Kosovës, ka nderin që të ju ftoj në ceremonin e ndarjes së çmimit 'Karateisti më i Madh Mbarëshqiptar – Enver Idrizi’.
Ceremonia do të mbahet të shtunën më datën 23 janar, në ora 12:00, në Swiss Diamond Hotel, në sallën Dyar, Prishtinë”, njofton FKK.