Vdes emri i madh i sportit 

Sporti

Vdes emri i madh i sportit 

Nga: K.Goca Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:27
Aaron

Hank Aaron ka ndërruar jetë, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. 

Lajmi i trishtuar vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë adhuruesit e bejsbollit. Siç raportojnë mediat amerikane, lojtari legjendar i ekipit të bejsbollit Atlanta Braves, Hank Aaron ka ndërruar jetë në moshën 86 - vjeçare.

Aaron e ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë profesionale, megjithëse si provë, në vitin 1949 në fanellën e Brooklyn Dodgers kur ishte vetëm 15 vjeç dhe nuk e kaloi provën.

Image

Tre vjet më vonë, ai luajti për Clowns Indianapolis dhe erdhi në MLS në vitin 1954 në Milwaukee Braves, i cili së shpejti ishte bërë pjesë e Atlanta Braves dhe ai aty luajti deri në vitin 1974.

Ai e përfundoi karrierën e tij në Milwaukee Brewers dhe kishte 25 paraqitje në All-Star Game, fitoi tri herë  "Dorezën e Artë" dhe në vitin 1957 fitoi titullin e kampionit.

Ai është anëtar i “Hall of Fame” që nga viti 1982.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat