Ish-moderatorja sportive e emisionit “Pressing”, Einxhel Shkira ka treguar se çdo ditë merr mesazhe ofenduese dhe bullizohet në rrjete sociale nga persona të ndryshëm, edhe pse nuk e njohin personalisht.
Moderatorja ka folur për këtë në “Shqipëria Live”, ku shtoi se nuk ka ditë që nuk merr mesazhe të tilla, të cilave nuk u kushton aspak rëndësi.
“Nuk e mbaj mend që kur nuk jam sharë. Është një faturë e njerëzve që kanë vendosur të jenë të drejtpërdrejtë. Po të isha e virgjër, besoj se do të ishin shumë të gëzuar njerëzit”,- tha Shkira.
Ndër të tjera, ajo zbuloi edhe se si reagon në të tilla momente, kur preken edhe familjarët e saj.
“Marr dhe mesazhin e postoj në rrjetet e mia sociale që ndjekësit e mi ta bullizojnë. Më pas ata vendosen në pozitën time. Më kërkojnë edhe falje.”
Moderatorja u shpreh se mendon se “këta njerëz zgjohen çdo ditë me qëllimin për t’i prishur ditën tjetrit dhe nuk e kupton arsyen pse e urrejnë kaq shumë”.