SIGA organizon Forumin e Parë për të Rinj, KOK inkurajon sportistët tanë ta ndjekin falas!
Aleanca Globale për Integritetin në Sport (SIGA) do të organizojë Forumin e Parë për të Rinj, i cili do të mbahet online më 27 dhe 28 janar 2021.
Forumi është një platform unike për sportistët e rinj.
KOK inkurajon edhe sportistët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë mundësi, duke vijuar falas forumin, i cili trajton tema të ndryshme për sportin dhe sportistët.
Në njërin nga panelet që zhvillohet nesër (e mërkurë), me temë: “Krijimi i dinamikës globale për ndryshime efektive kulturore”, do të moderohet nga Elda Gjoka, këshilltare strategjike e Komitetit Olimpik të Kosovës. Paneli fillon prej orës 12:30 – 13:20.
KOK është njëri nga anëtarët e SIGA-s.