Si të gjitha sportet tjera, edhe pingpongu ka qenë krah i fuqishëm i pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav dhe i Serbisë.
Lojtarët e topit të celuloidit, së bashku me mijëra sportistë, iu kundërvunë fuqishëm agresorit serb.
Jeton Beqiri i takon Gjeneratës së Republikës.
Ai ka qenë ndër pingpongistët më të mirë në vitet e 90-ta (1991-1999) dhe me sukses ka luajtur për ekipin e Kastriotit nga Ferizaj.
Beqiri, si të gjithë sportistë shqiptarë, edhe ai ishte halë në sy për pushtuesin serb sepse i pengonte çdo aktivitet i tij.
Megjithatë nuk u ndal asnjëherë duke sakrifikuar për pingpongun dhe sportin e Republikës së Kosovës.
Përveç si lojtar, ata kontribuan edhe në çështjen kombëtare, sidomos babai i tij, i ndjeri dr. Safeti.
Beqiri ndihet krenar që i takoi periudhës më të rëndë dhe të lavdishme dhe në anën tjetër që i rezistuan fuqishëm regjimit kriminal serb.
Beqiri është personalitet shumë i respektuar nga të gjitha moshat dhe gjinitë dhe aktualisht president i Federatës së Pingpongut të Kosovës, po ashtu gjyqtar ndërkombëtar, që ka referuar edhe në Lojërat Olimpike.