Prej kampione e botës deri te fituese e medaljes Olimpike, Lara Gut-Behrami vlerësohet si një legjendë e Zvicrës.
Gut-Behrami është njëra nga skitaret që duhet të ndjekur me vëmendje në ‘Cortina 2021 World Championships’.
Por, sa mirë e njihni 29 vjeçaren? Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike ka publikuar 5 fakte që ndoshta të tjerët nuk i dinë rreth saj.
1 – Ajo është martuar me një ish-futbollist të Premier Ligës dhe futbollist të njohur edhe sot, me Valon Behrami.
Çifti kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në korrik të vitit 2018.
2 – Lara Gut-Behrami flet pesë gjuhë të ndryshme. Ajo flet mirë gjuhën gjermane, italiane, franceze, romanishte dhe anglishte.
3 – Lara ka filluar të merret me këtë sport shumë herët, kur ajo ishte nën moshën dy vjeçare.
Ajo ishte bërë skiatorja më e re që fiton një ‘Super-G’ me 17 vjet e 237 ditë.
4 – Vëllau i saj përfaqëson Lihteshtajnin. Familja Gut e gjitha merret me sportin e njëjtë.
Për dallim nga Lara që mbronë ngjyrat e Zvicrës, Ian Gut që nga viti 2018 përfaqëson Lihteshtajnin.
5 – Lara Gutt Behrami ka luajtur edhe në film. Michael Jordan, LeBron James e Ronda Rousey janë disa nga fituesit Olimpikë që janë paraqitur edhe në filma.
Hapat e tyre ka ndjekur edhe gruaja e Valon Behramit, e cila në vitin 2012 ka luajtur rolin e një skiatore të quajtur Chiara Merz, teksa filmi titullohet ‘Tutti giu’ nga regjisori Niccolo Castelli.