Hendbollistja e shquar e kombëtares së Kosovës, Suzana Ujkiq, anëtare e lideres së Superligës, Istogu, voton për herë të parë në Republikën e Kosovës.
Që nga viti 2019, nga nëntori është nënshtetase e Kosovës dhe e ka të drejtën për të votuar! Ajo vendosi sot të votojë në shtetin e Kosovës, por ndihet tejet e emocionuar.
Vajza nga Tuzi i Malit të Zi, tha se e kreu një obligim qytetar dhe është e lumtur që i takon Kosovës.
“Kosova më dha shtetësinë dhe mundësin për të qenë përfaqësuese e saj.
Andaj pata kënaqësinë të kryej obligimin qytetar ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ujkiq në profilin e saj në facebook.
Ujkiq është pivotja më e mirë në Kosovë për vitin 2020, e zgjedhur nga trajnerët dhe Federata e Hendbollit të Kosovës.