Ish-notari australian, Scott Miller, 45-vjeçar është akuzuar për drejtimin e një “klani narko” që kontrabandonte metamfetaminë.
Miller u arrestua gjatë ditës së sotme në Australi.
Publiku australian është i tronditur, ndonëse kjo nuk është hera e parë që ish-atleti i famshëm është në qendër të një skandali droge.
Gjegjësisht, Scott u kap më parë edhe me marihuanë.
“Ekipi” i tij u kap duke kontrabanduarmetamfetaminë që ishin fshehur në qirinj dhe vlera e tyre u vlerësua me një shumë prej 1.6 milionë dollarësh.
Scott u identifikua si kreu i kësaj bande kriminale.
Edhe dy bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar..